Një burrë dhe dy vajzat e tij të mitura janë lënduar sot, pasi u përplasën me një shkëmb pasi po lundronin me një “Jet Ski”.

Aksidenti ndodhi në Liqenin e Vaud të Dejes, në afërsi të fshatit Mazrek.

Siç raportojnë mediat shqiptare, burri dhe dy vajzat e tij të moshës 12 dhe 13 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.