“U përplas në makinën time” | Deputetja e LDK-së ia përmend deklaratën skandaloze ministres Hajdari

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për punën dhe përformancën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka hedhur akuza të shumta në adresë së ministres Rozeta Hajdari. 

Deputetja e LDK duke e kritikuar ministren Hajdari ia ka përmendur edhe rastin e aksidentimit të një fëmije me veturë.

Bunjaku ka përmendur faktin se Hajdari kishte thënë se fëmija i ishte përplasur për veture.