U nisën për të marrë pjesë në tubimin e Vuçiqit, ja sa qytetarë serb e kaluan kufirin në Jarinje

Një numër i madh i serbëve në Mitrovicën veriore janë nisur në drejtim të Beogradit në mënyrë të organizuar.

Ky organizim është bërë me qëllim të pjesëmarrjes në tubimin që do të mbahet më 19 Prill në mbështetje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas raportimeve, rreth 100 qytetarë serb janë nisur drejt pikës kufitare në Jarinje, por në një prononcim për Ballkani.info, Policia e Kosovës ka thënë se vetëm 16 persona/këmbësorë, kanë kaluar Pikën e Kalimit të Kufirit Jarinje dhe kanë hyrë në Serbi.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë incident. /Ballkani.info