Një serb në një fshat të Obiliqit është arrestuar nga Policia e Kosovës, meqë dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri, e cila mësohet të jetë e tipit kallash.

I njëjti, siç reporton Klan Kosova, një ditë më parë, pati publikuar edhe një fotografi, i shoqëruar nga një person tjetër, duke shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar forcat ruse në ndërhyrjen e tyre në Ukrainë.

“Jam nisur të mbrojë vëllezërit rusë”, kishte shkruar serbi në fotografinë që kishte publikuar.