Real Madridi po kalon në një krizë lëndimesh këtë sezon.

Mbrëmë në disfatën ndaj Liverpoolit, u detyrua të lëshonte fushën Eduardo Camavinga pas një lëndimi që pësoi në muskuj.

Camavinga, pritet të jetë 3 javë jashtë fushës së blertë ku pritet të mungojë 4 ndeshje.

Kujtojmë që mbrëmë Liverpooli, ka mposhtur Real Madridin në “Anfield” me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Mac Allister dhe Gakpo.