U kritikuan për fotografinë me pacientin e shtrirë – çfarë po bënin mjekët në Gjakovë

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës dje ka publikuar një shkrim në “Facebook” që lidhet me raportin e punës për muajin nëntor të vitit 2021. Për këtë postim ata kishin përzgjedhur një fotografi në sallën e operacionit ku shihet edhe një pacient i shtrirë. Vendosja e asaj fotografie është kritikuar me të madhe, derisa vetë spitali më pas e ka ndryshuar.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia, i cili thotë se nga menaxhmenti i Spitalit të Gjakovës më pas është dhënë një sqarim se fotografia është realizuar gjatë një intervenimi në sy më konkretisht pas injektimit të avastinës dhe se s’bëhet fjalë për operim.