U kapën “mat” në Gjenovë të Italisë, çfarë tha Monika për raportin Bora-Donald në “Mirage”?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kapur sërish “mat” së bashku nga “paparazit” në Gjenova të Italisë.

Këtë e dëshmon një fotografi e publikuar nga Kryefjala, ndërsa kjo është hera e dytë që ata shihen së bashku pas përfundimit të Big Brother VIP që mendohej se kishte shkatërruar përfundimisht raportin mes tyre, shkruan lajmi.net.

E ftuar në emisionin “Mirage”, ish-banorja e Big Brother VIP, Monika Luboja është pyetur edhe për treshen Bora-Donald-Beatrix.

Ajo ka thënë se mes Donaldit dhe Beatrix kishte një kimi brenda shtëpisë, ndërsa ka komentuar edhe fotografitë e Borës me Donaldin ku janë kapur së bashku pas gjithë asaj që ka ndodhur.

“Telenovelë turke”, ishte komenti i Lubonjës që u përcoll me një sqarim tjetër se çfarë nënkupton me të.

Për ta kuptuar se si e sheh Monika krejt këtë, shikoni materialin e përgatitur nga emisioni “Mirage”.