U grushtuan në dhomat e zhveshjes, skuadra e njohur argjentinase merr vendimin për dy lojtarët e saj

Boca Juniors ka marrë vendimin për të përjashtuar me dy ndeshje futbollistët e saj, Carlos Zambrano dhe Dario Benedeto për shkak të një sherri mes tyre në fundin e pjesës së parë të sfidës mes Boca Juniors dhe Rasing Avejaneda që përfundoi në barazim 0-0.

Dy futbollistët u shfaqën me shenja dhunë në fytyrë në pjesën e dytë të lojës pasi ishin konfrontuar fizikisht me njeri-tjetrin në dhomat e zhveshjes.

Boca Juniors e cilësoi këtë sjellje si tërësisht të papranueshme dhe dëmtuese për imazhin e klubit duke dënuar kështu dy futbollistët , me skuadrën që gjithashtu po kalon një moment të keq edhe në renditje ku ndodhet në vendin e 12-të të kampionatit.