U grushtua në fytyrë, Berisha dëshmon sot në polici, mbrëmë u shoqëruan dy truprojat e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të dëshmojë sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës lidhur me incidentin e djeshëm në protestë, ku u sulmua nga 31-vjeçari Gert Shehu.

Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre, dy prej truprojave të Berishës.

Në pamjet ku dhunohet Berisha, truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë ndaj agresorit 31 vjeçar, Gert Shehu, të cilin e kanë dhunuar ashpër së bashku me disa prej protestuesve të tjerë.