Takim virtual

U.d.Presidentja Osmani me Ambasadorin Philip Kosnett, flet për zhvillimet e fundit në vend

Në vazhden e takimeve të rregullta, sot u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani-Sadriu, ka biseduar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Philip Kosnett.

Ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë. Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik.