U bë nënë disa ditë më parë, 22-vjeçarja shqiptare vdes nga koronavirusi

Një 22-vjeçare nga Shqipëria, e infektuar me COVID ka ndërruar jetën ditën e sotme.

Mediat në Shqipëri raportojnë se e reja ishte shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, ndërsa prej tre javësh ishte në intubim.

Ajo ishte bërë nënë vetëm disa javë më parë, ndërsa mjekët ndërhynë në javën e 33 të shtatzënisë për të shpëtuar foshnjën, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të të resë.