Një ditë pasi është arrestuar nën akuzat për sulm seksual, sulmuesi i Valencias, Rafa Mir është liruar nga burgu.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Rafa Mir, në një deklartatë para mediave,.

Kur avokati i tij u pyet nëse futbollisti u lirua, përgjigja e tij ishte e prerë: “Po, zotëri”.

27-vjeçari është arrestuar të martën nga policia civile spanjolle pasi ishte i dyshuar se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje, derisa sot është paraqitur para gjykatës.