U arrestua nga rusët pak ditë më parë, lirohet kreu i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

Kreu i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia është liruar, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (IAEA), Rafael Grossi, pasi u arrestua nga Rusia, në atë që Ukraina e quajti një akt terrori.

“Përshëndes lirimin e Ihor Murashov, Drejtorit të Përgjithshëm të Termocentralit Bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhya; Kam marrë konfirmimin se Murashov është kthyer shëndoshë e mirë në familjen e tij”, shkroi Grossi në Twitter.

Drejtori i përgjithshëm i centralit bërthamor Zaporizhzhia u arrestua nga një patrullë ruse. Zaporizhzhia ndodhet në Ukrainë, por është një nga rajonet e aneksuara së fundmi nga Rusia. /abcnews.al