U arrestua me mbi 100 mijë euro, zbulohet lidhja e efektivit të RENEA-s me Ervis Martinajn

Altin Morina, efektivi i RENEA-s që u arrestua dje dyshohet se para 8 ditësh është parë në praninë e një të afërmi të tëshumëkërkuarit Ervis Martinaj. Dyshohet se ai i ruante për t’i mbrojtur nga ndonjë atentat i mundshëm.

Efektivi i forcave RENEA akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave e shpërdorim detyre. Audi, makina që drejtohej prej tij, kishte shuma të mëdha parash. Në total, policia thotë se Morinës iu gjetën rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund.

Ervis Martinajn i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të 2022 dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.