U arratisën nga burgu grek, dy shqiptarët arrestohen në plantacionin me kanabis

Janë arrestuar nga policia greke dy shqiptarët e arratisur të martën nga burgu i Halkidikisë. Shqiptarët të moshës 31 dhe 33 vjeç u identifikuan në zonën pyjore të Efpaliou Fokis, të fshehur në një plantacion me kanabis.

Mësohet se ata ishin të armatosur me kallashnikov dhe granata, por nuk raportohet për përplasje me policinë.

Dy shqiptarët janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërkohë që emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.