U akuzua për abuzim seksual, vjen reagimi i Conor McGregor

Zëdhënësi i shtypit të Conor McGregor ka reaguar pak më pare pas akuzave për abuzim seksual që janë ngritur në adresë të irlandezit, pasditen e së martës. Gazeta “New York Times” shkruante se McGregor, i cili sot deklaroi edhe tërheqjen e tij nga sporti, po hetohet nga policia irlandeze për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithsesi, burime pranë McGregor deklaruan: “Nuk ka asnjë akuzë konkrete karshi Conor McGregor, por vetëm disa hetime. Kjo është një histori e vjetër dhe nuk e kuptojmë se kujt i intereson ta nxjerrë në dritë në këto momente. Konfirmoj se nuk ka asnjë lidhje lajmi i tërheqjes së McGregor nga sporti me akuzat për abuzim sektual”, tha Karen J.Kesser.

Më tej, zëdhënësi i shtypit të irlandezit shtoi: “Nëse McGregor do të duelojë apo jo në të ardhmen është çështje tjetër. Luftëtarët respektohen për aftësitë dhe vlerat e tyre, punën e fortë dhe dedikimin që kanë për sportin”. Irlandezi nuk duelon që prej tetorit të vitit të kaluar, kur u mund në eventin UFC-229 nga Khabib Nurmagomedov.