Gazetarja e emisionit Kiks Kosova, Gentiana Gashi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Gent Carrabregun, i cili, sipas burimeve të emisionit, është Këshilltar për Politikë të Jashtme i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Carrabregut iu drejtua pyetja nëse ka pasur ndikim në punësimin e vëllait të tij, Nol Carrabregu, në ndërmarrjen publike “HidriDrini” në Pejë, bordi i përkohshëm i së cilës ishte emëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Menjëherë pasi dëgjoi temën, Carrabregu ia ndërpreu telefonatën gazetares.

Edhe pas tentimeve të tjera të shumta, ai mbeti i paqasshëm për Kiks Kosovën.