Tyson Fury konfirmon datën dhe vendin e rimeçit me Deontay Wilder

Tyson Fury ka konfirmuar se do të ndeshet me Deontay Wilder më 22 shkurt 2020 në Las Vegas, me kusht që dy boksierët t’i fitojnë dy meçet e radhës.

Dy të pamposhturit në kategorinë e peshave të rënda u ndanë baras në dhjetorin e kaluar, ashtu që titulli WBC i mbeti boksierit amerikan.

Më 14 shtator, Fury do të përballet me suedezin e pamposhtur Otto Wallin në Las Vegas, derisa Wilder do të ndeshet me Luis Ortiz.

Edhe pse akoma nuk është dhënë një datë zyrtare për rimeçin mes tyre, Tyson ka thënë se marrëveshja është nënshkruar për përballjen e tyre.

“Po, rimeçi është nënshkruar për 22 shkurt në Las Vegas, Nevada. E thash në TV!”, ka theksuar Fury për ESPN.

loading…