Turqia i reagon Bidenit për gjenocidin armen: Fjalët s’mund ta ndryshojnë historinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të shtunën edhe zyrtarisht e konsideroi masakrën e Perandorisë Osmane ndaj popullit armen si gjenocid. Për këtë ka reaguar Turqia zyrtare duke thënë se e hedhin poshtë këtë deklaratë “të bazuar vetëm në popullizëm”.

Këto deklarime i ka bërë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë.”

“Fjalët s’mund ta ndryshojnë ose ta rishkruajnë historinë”, ka shkruar ai në Twitter.