Arkiva

Turqia e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në shkëmbimin e përvojave në fushën e Arkivave

Turqia e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në shkëmbimin e përvojave në fushën e Arkivave

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Turqisë, Uğur Ünal, ka vizituar të martën Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku u prit nga homologu i tij kosovar, Bislim Bislimi.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e Arkivave.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi, tha se institucioni që ai e drejton, bashkëpunimin me shtetin turk e vlerëson shkaku i shkëmbimit të përvojave.

“Shumë zyrtarë janë trajnuar duke qenë se ka një pjesë historie të përbashkët mes marrëdhënieve mes dy popujve. Ky bashkëpunim do behet me konkret edhe kjo vizitë është në funksion te thellimi, AShAK-ja do e përdor si udhërrëfim të përbashkët. Ka mungesë të investimeve në ketë sektor me rëndësi të madhe pasi aty ruhet e vërteta e bazuar në fakt e gjithë historikut të shtetit”, tha Bislimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Turqisë, Uğur Ünal, tha se shteti i tij ka lidhshmëri të madhe me Kosovën. ndër to sipas saj janë edhe Arkivat.

“Dihet që historia dhe kujtesa e një populli janë arkivat mirëpo ajo kujtesë e diskuton haptazi, arkivi osman përmban dokumente të shumta edhe për Kosovën, po flasim një institucion që miliona dokumente, me Kosovën ne t’i shkëmbejmë përvojat tona”, tha ai.

Unal tha se dokumentet përfshijnë fusha të shumta, politike e historike, sociologjike kulturore. Ai përmendi edhe numrin e madh të kërkesave për hulumtime nga vende të ndryshme.

“Sistemi në Perandorinë Osmane po studiohet nga hulumtues të shumtë, e gjysma e tyre janë të huaj e qe me anë të tyre bëjnë hulumtime, edhe nga Kosova ka po e marr shembull znj. Hatixhen, hulumtuese e rregullt në arkivin tonë”. /EO

VIDEO BONUS: Pagat e ulëta| Punëtorët e sigurimit fizik në KEK protestojnë sërish në Prishtinë