Gjatë sulmit ndaj trupave ushtarake ruse në Kafr Nabal të Sirisë, ka mbetur i vrarë një oficer rus dhe janë plagosur edhe dy ushtarë rusë.

Bazuar në informacione që janë duke qarkulluar thuhet se në sulmin ndaj trupave ruse kanë qenë të përfshirë edhe dronët turk Bayraktar TB2, të cilët gjatë sulmit kish qenë duke qarkulluar mbi qiellin e Kafr Nabal dhe se drejtimi i raketave të shkrepura deri në pozicionin ku ishin të vendosur ushtaret rusë ishte bërë nga dronet Bayraktar TB2.

Në foton lart shihet itinerari i fluturimeve të dronëve turq mbi qytrtin Kafr Nabal, gjatë kohës kur ishin sulmuar pozicionet e ushtarëve rusë.

Deri sa pala ruse ende nuk është deklaruar në lidhje me implikimin e trupave turke në sulmin ndaj ushtarëve rusë, analistët që përcjellin zhvillimet në Siri dhe rajon thonë se ky sulm mund të qoj në tensionimin e marrëdhënieve Turqi-Rusi.