Turqi-Shqipëri gjykohet nga një 4-she rumune

Një 4-she gjyqtarësh rumunë për sfidën Turqi-Shqipëri.

UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në duelin e të premtes në Stamboll dhe kryesor do të jetë Ovidiu Hategan, ndërsa asistentë të tij, Octavian Sovre dhe Sebastian Gheorghe që do të veprojnë si arbitra anësorë ndërsa gjyqtar i 4-t është përzgjedhur Sebastian Coltescu.

Turqi-Shqipëri do të zhvillohet të premten në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahces Sukru Saracoglu Stadium që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit.

39-vjeçari Hategan e ka gjykuar Shqipërinë në 11 shtator të vitit 2012 në humbjen 2-0 ndaj Zvicrës në transfertë, sfidë në të cilën shënuan Xherdan Shaqiri dhe Gokhan Inler me një penallti.