Turpërohet Roma, mposhtet nga skuadra e fundit në tabelë

Cremonese e cila është me një këmbë në Serie B i ka bërë gjëmën Romës duke e mposhtur 2-1.

Një humbje shokuese kjo për ekipin e Mourinhos që e lë jashtë zonën Champions. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një supergol të Tsadjout në minutën e 17′.

Në të dytën Spinazzola riktheu shpresat duke barazuar me një gol mjaft të bukur.

Por kur pritej përmbysja e Romës, Cremonese shënoi sërish këtë herë falë nje penalltie të realizuar nga Ciofani 82′.