Në Madrid të Spanjës po mbahet Kampionati Botëror në karate.
Kosova po përfaqësohet në këtë kampionat me 13 sportistë.3 karateistë do të kërkojnë suksesin, shumica e të cilëve do të luftojnë për normën Olimpike Tokyo 2020.
Qeveria e Spanjës ka ndaluar që flamuri i Kosovës të shfaqet në sallën ku po mbahen garat e ngjarjes kryesore të vitit në karate, ndërsa nuk është lejuar as që në shpinë të garuesve të Kosovës të jetë shkurtesa e emrit të vendit, KOS, si te garuesit e tjerë.







