“Turp, populli tu u mbytë, kurrë më s’ do ta votojë Kurtin”, mllefi i qytetarëve për shtrenjtimin e rrymës

Po vazhdojnë reagimet e qytetarëve për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Të shumtë kanë qenë sot që kanë shprehur pakënaqësitë në emisionin “#Gjesi” në T7. Sipas tyre, ky është turp i madh për shtetin.

“E shtrenjtuan bukën, ujin, rrymën, çka tjetër, populli tu u mbytë është”, u shprehën disa nga qytetarët. Madje, një prej tyre tha se kurrë më nuk do ta  votojë Kurtin.

Të gjitha këto reagime mund t’i dëgjoni në vidoen më poshtë.