Turku tregon përmasat e tragjedisë me një fjali: Fshiva 100 numra nga telefoni pas tërmetit

Tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë shkaktuar një tragjedi të vërtetë, ku deri tani janë konfirmuar 46 mijë të vdekur, ndërsa dëmet janë kolosale, shumë lagje janë shkatërruar totalisht.

Veli Arslan është një nga të mbijetuarit e tërmetit, i cili tashmë shpërndan sanduiçë e supë për punonjësit e kërkim-shpëtimit. Ai ka përshkruar momentet e tmerrit gjatë lëkundjeve të fuqishme, por edhe situatën që është duke kaluar aktualisht.

“Ishim në shtëpi gjatë tërmetit. Sapo dëgjova zhurmën, e kuptova menjëherë që ishte tërmet. Ishte i tmerrshëm, por për fat të mirë shtëpia pësoi dëme të vogla, nuk u shemb totalisht raporton A2CNN.

Mblodha të gjithë fëmijët e mi dhe dolëm jashtë. Ishin pamje apokaliptike. Kam humbur shumë të afërm e të njohur. Më është dashur të fshij mbi 100 numra telefoni, pasi ata njerëz kanë vdekur tashmë. Uroj që kjo fatkeqësi të mos i ndodh askujt në botë”, është shprehur Veli Arslan.