Pronari i një hoteli në Prizren, Nue Spaqi, përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer një ndodhi që i ngjau me disa mysafirë të tij gjermanë.

Njërit prej tyre i kishte humbur kuleta dhe s’kishte besim se do të mund ta gjente. Spaqi tha se u shkaktua panik mes tyre, por se ai u nxitua që ta shuajë atë, duke u zotuar se në Kosovë nuk humb asgjë.

Dhe kështu i doli.

Ai ka telefonuar kompaninë e autobusëve përmes së cilës turistët gjermanë shkuan në Prizren për t’i pyetur nëse e kanë gjetur një kuletë të humbur.

“Me një search ne internet, gjeta kontaktin e kompanisë, e kontaktova. U lajmëru një person më shume mirësjellje, ja paraqita problemin. Po më tha, e kemi gjetur një portofol në ulësen e dytë djathtas, në emër të , i ka 850 Euro, një ID edhe disa kartela bankare”, tregon Spaqi.

Ai tha se vetë kompania e kishte kontaktuar turistin në fjalë në Facebook për t’i treguar se kuletën e kanë në zyrën e tyre.

Spaqi tregon se kjo korrektësi e kosovarëve i la të habitur gjermanët, të cilët ishin shprehur se në Gjermani s’do të gjendej kaq shpejt.

Postimi i plotë:

✍ Para disa ditesh, nje grup turistesh gjerman, te cilet kishin rezervu, erdhen ne Hotel My Home Prizren :Ne momentin e check-in e kuptojne se njerit i kishte humb portofoli, filloi paniku ne mes te gjermaneve, po hezitonin me m’tregu se ku e kishin hallin, edhe pse e kuptova ku ishte problemi.+ I pyeta se prej ku po vinin, me cfar autobusi kishin udhetu?- Me thane se po vinin nga Peja, me Halimaj Reisen .+ Mos u shqetesoni, ju thashe, ne Kosove zakonisht nuk ju humb asgje, nese e ka gjete apo e gjene dikush, ja u kthen portofolin. – Megjithate, gjermanet ishin skeptik, mosebesimin e tyre nuk mund ta fshihnin.+ Me nje search ne internet, gjeta kontaktin e kompanise, e kontaktova. U lajmru nje person me shume miresjellje, ja paraqita problemin. Po me tha, e kemi gjete nje portofol ne ulesen e dyte djathtas, ne emer te ****** , i ka 850 Euro, nje ID edhe disa kartela bankare. Me tutje me tha, se e kishin kerku edhe ne FB personin me ate emer edhe i kishin dergu mesazh (me vone u vertetua qe i kishin dergu mesazh, por i kishte shku te message request).Le te vijne te zyret tona edhe ta terheqin portofolin.+ E falenderova zoteriun, e mbylla telefonin, gjermaneve ju tregova qe portofoli u gjete, dhe se mund te shkojne me terheke ne zyret e kompanise se udhetimit.- “Nein…dass ist unmöglich, so schnell? In Deutschland dass wäre fast unmöglich. ” JO…e pamundur, kaq shpejte? Ne Gjermanu kjo do te ishte gati e pamundur.+ A ju thash se ne Kosove nuk ju humbet asgje, ja u ktheva pa e fshehe ndjenjen krenarise.Keto jane ato momente, qe me te vertete te bejne krenar, qe te japin shprese, jane tregues qe pavareisht stigmave, padrejtesive qe na bejne me vizat, getoizimit, se ne jemi popull me integritet.