Martesa e Patris Berishës me Altuna Sejdin, ka bërë që të krijohet një zhurmë familjare e cila u bë publike edhe në media.

Ka qenë Roberti, vëllai i Patrisit ai që publikisht tregoi se nuk flet me kunatën e tij, madje, as nuk e njeh si emër.

Pastaj ‘telenovela’ mes tyre ka vazhduar në një emision ku Patrisi zgjodhi gruan para vëllait.

Si do që të jetë, Roberti e Patrisi duket se gëzojnë një raport të mirë.

Të paktën kështu e dëshmon një pëlqim që Roberti e bëri te fotoja e Patrisit që ky i fundit e kishte hedhur në Instagram.