Tuchel zbulon se lëndimi i Neymar nuk është serioz

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel ka zbuluar se Neymar mund të mungojë vetëm një ndeshje për kampionët e Francës.

Tuchel hedhi poshtë spekulimet për shkallën e lëndimit të Neymarit derisa beson se sulmuesi brazilian do të mund të jetë në fushë në ndeshjen me Montpellierin këtë fundjavë.

26 vjeçari u zëvendësua në minutën e 57-të në përballjen e mbrëmshme me Bordeauxin teksa iu përsërit dëmtimi që e kishtë pësuar më herët në ijë, gjersa Neymar nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e mesjavës që PSG e zhvillon në udhëtim te Strasbourgu.

“Nuk e kam parë Neymarin por është pak a shumë i njëjti lëndim që e ka pasur në kombëtaren e Brazilit disa javë më parë. Kemi four me fizioterapeutët dhe ata më siguruan se nuk ka ndonjë gjë serioze por fatkeqësisht për momenin ai ndjen dhimbje. Mendoj se u largua nga loja në momentin e duhur. Do të pushojë për ndeshjen me Strasbourgun ndërsa do të rikthehet për ballafaqimin me Montepllierin këtë të shtunë”, tregoi Tuchel.

Neymar dhe Mbappe i dhanë dy herë epërsinë PSG-së por Bordeaux ishte në gjendje të anulonte dy herë avantazhin e parisenëve, duke i dhënë fund në këtë mënyrë startit perfekt të kampionëve në fuqi në Ligue 1, pavarësisht se skuadra e Tuchel është lidere me 14 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Montpellieri.