Trajneri i PSG-së

Tuchel polemizon me gazetarët pas barazimit me Napolin

Trajneri i Paris Saint Germain nuk e ka ruajtur qetësinë me njërin prej gazetarëve në konferencën për media pas ndeshjes me Napolin që përfundoi në barazim 2-2.

PSG e ndjeku rezultatin dy herë ndaj klubit italian ndërsa goli i Di Marias në minutat shtesë të takimit i dha një pikë të artë kryeqytetasve.

Insistimi i gazetarit francez për të marrë një koment lidhur me pretendimin e trajnerit gjerman se parisienët nuk janë favorit për të triumfuar në Champions League, pavarësisht shumë shpenzimeve, nervozoi Tuchelin.

“Veçse ta kam thënë në konferencën e djeshme se ne nuk jemi favorit ndërsa ti the se jemi. Dhe ti duhet të më besosh sepse është ashtu”, iu drejtua Tuchel, gazetarit.

Ky i fundit replikoi duke i përmendur shpenzimet marramendëse që PSG i ka bërë në vitet e fundit, gjë që nervozoi ish trajnerin e Borussia Dortmundit.

“Në rregulll ky është mendimi yt. Por biseda jonë ka filluar të bëhet pak e çuditshme. Nuk jemi në restaurant. Ti më pyete për diçka dhe unë u përgjigja, kështu që duhesh ta respektosh mendimin tim”, përfundoi Tuchel.

Paris Saint Germain ndodhet në pozitën e tretë të grupit C me 4 pikë, 2 më pak se Liverpooli kryesues dhe 1 më pak se Napoli që rradhitet i dyti.