Menaxheri i Paris Saint-Germain Thomas Tuchel thotë se ai nuk e di se çfarë e pret e ardhmja Neymarin, por se ai po përpiqet ta bindë atë të qëndrojë në klub.

Neymar është lidhur me një largim nga kampionët e Ligue 1 gjatë gjithë dritares së transferimit të verës, me raportimet që shkruajnë se gjatë fundjavës Real Madridi ka lëvizur përpara rivalëve të Barcelonës në garën për nënshkrimin e tij.

Ai nuk ishte në skuadër pasi PSG priti Nimes në ndeshjen e tyre të parë në ligë të sezonit dje në mbrëmje, me Kylian Mbappe, Edinson Cavani e Di Maria që shënuan në mungesë të tij.

“Unë nuk kam asnjë lajm mbi të ardhmen e tij”, tha Tuchel në emisionin televiziv francez Canal Football Club.

“Ai është me ne. Ai ishte shumë vendimtar për ne. Nëse e humbasim Neymar, mbase nuk do të fle. Sepse do të ishte e vështirë për ta humbur atë dhe për të gjetur një lojtar tjetër që mund të bëjë të njëjtat gjëra për ne. Ndoshta asnjë lajm nuk është lajm i mirë”.

“Por duhet të gjejmë zgjidhje edhe pa atë”.

“Po përpiqem ta bind atë që të qëndrojë. Por nga ana tjetër, është një zgjedhje personale. Është mes tij dhe klubit”, tha Tuchel.

loading…