Tuchel: Ne ia dolëm. Uau. Nuk e di çka të ndiej!

Ndikimi i gjermanit Thomas Tuchel në lojën e Chelseat vlerësohet shumë i madh.

Tuchel në fund të janarit e mori drejtimin e skuadrës londineze, që të shtunën fitoi titullin evropian. Chelsea në finale të Championsit fitoi 1:0 ndaj Manchester Cityt. Tuchel vjet ishte në finale me PSG-në, por pësoi.

“Të ndaj këtë me të gjithë të tjerët është e jashtëzakonshme. Ne ia dolëm. Uau. Nuk e di çka të ndiej. Isha aq falënderues që të arrijë për herë të dytë në finale. Jam ndier ndryshe. Lojtarët ishin të vendosur për të fituar trofeun. I kemi inkurajuar të gjithë që të vazhdojnë, të jenë më trima dhe të krijojnë kundërsulme të rrezikshme. Ishte ndeshje e vështirë fizike. Është dashur të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Tuchel.