Trajneri i Paris Saint Germainit, Thomas Tuchel është i sigurtë se shkarkimi i Jose Mourinhos nga detyra e trajnerit te Manchester Unitedit, do t’i ndryshojë shumë gjëra para përballjes së vlefshme për fazën 1\16-ave në Champions League.

Kampionit në fuqi dhe liderit aktual të Ligue 1, shorti i së hënës i rezervoi për kundërshtar, Manchester Unitedin që në atë ditë drejtohej ende nga Mourinho, por dje erdhi lajmi i bujshëm për shkarkimin e portugezit, zhvillim për të cilin Tuchel mendon se do të ndikim te ndeshja por nuk e di se në çfarë drejtimi.

“Po do t’i ndryshojë gjërat por nuk e se si. Sidoqoftë nuk ka rëndësi sepse kemi edhe shumë ndeshje tjera deri atëherë. E di se është shumë interesante për ju gazetarët të shkruani artikuj, por në prag të ndeshjeve tjera nuk është e drejtë të bisedohet për sfidën me Manchester Unitedin. Së pari vjen ballafaqimi me Nantes dhe pastaj do të shohim”, deklaroi Tuchel në konferencën për shtyp pas fitores së PSG-së 1-2 ndaj Orleans në Kupën e Ligës së Francës.

Ndeshja e parë mes “Djajve të Kuq” dhe parisienëve do të luhet me 12 shkurt në “Old Trafford”, ndërsa takimi i kthimit zhvillohet me 6 mars në “Parc des Princes”.