Tuchel lavdëron Di Marian pasi shkëlqeu me dy supergola

Tuchel ka vetëm fjalë pozitive për Angel Di Marian.

Ish anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka shkëlqyer të premten mbrëma, duke shënuar dy gola të bukur në fitoren 1-4 të PSG-së kundër Nices.

Pas ndeshjes, 31-vjeçari mori vetëm lëvdata nga trajneri, Thomas Tuchel që beson se argjentinasi do t’i ndihmojë shumë atyre për t’i arritur objektivat.

“Është një gjë e mirë që Di Maria nuk udhëtoi me Argjentinën dhe qëndroi me ne gjatë gjithë këtij pushimi”, tha Tuchel.

“Ai gjithmonë mendon për ekipin. Di Maria luan me intensitet të madh. Ai gjithmonë di se si të jetë përcaktues kur është e nevojshme”.

loading…