Tuchel i cilëson komentet e Klopp për gjyqtarin si tentim për largimin e vëmendjes nga humbja

Jurgen Klopp ishte i nervozuar me vendimet e gjyqtarit Marciniak pas humbjes së mbrëmshme 2-1 përballë Paris Saint Germainit, por trajneri i parisienëve i ka konsideruar këto komente si tentim për largimin e vëmendjes nga humbja e Liverpoolit.

Klopp theksoi se skuadra e tij u duk sikur të ishte e përbërë nga kasapë teksa 6 lojtarë të “The Reds” u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërsa Verrati nuk iu tregua i kuqi pas ndërhyrjes së ashpër në Joe Gomezin.

Sidoqoftë, Tuchel refuzoi të bëhej pjesë e këtyre diskutimeve duke thënë se bashkëkombasi i tij fajësoi gjyqtarin duke tentuar ta largojë presionin nga futbollistët e tij.

“Nuk më duke se ishte ndonjë çështje e rëndësishme. Kishim 5 minuta shtesë dhe u faulluam tepër. Nuk duhet të bëni 10 faulla brenda një kohe të shkurtër kur jeni në disavantazh. Unë kurrë nuk kam përjetuar një skuadër që e ka avantazhin të sulmojë dhe të lë hapësira për kundërshtarin që të barazojë. Kur edhe unë pësoi humbje merrem me gjëra që largojnë vëmendjen nga skuadra ime”, tha Tuchel.

PSG-së i duhet vetëm fitorja në udhëtim te Crvena Zvezda për të siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Champions Leagues.