Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, nuk ka mundur t’iu shmanget më thashethemeve për transferimin e Neymarit.

Neymar është shprehur i pakënaqur me situatën e tij tek Parisi, duke kërkuar rikthimin tek Barcelona, me kampionët e La Liga që janë shprehur të gatshëm ta pranojnë rikthimin e tij.

Kërkesat e PSG fillimisht ishin shumë të larta, por duke parë se lojtari nuk u paraqit për ndeshjen hapëse, ata e dinë se ka vetëm humbje nëse nuk arrihet marrëveshje për të.

Kështu, trajneri i PSG, Tuchel, së fundmi ka thënë se dëshiron Ousmane Dembele në marrëveshjen për Neymar, raporton ‘le10sport’.

Barca më herët kishte ofruar emra si Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, por PSG kërkonin vetëm para.

Së fundmi, kur është bërë e ditur se Barca nuk shpenzon para për brazilianin, PSG duket se janë zbutur dhe do të pranojnë edhe shkëmbimin.

loading…