Trupi i pajetë i Kacifas mbërrin në Tiranë për ekzaminime të detajuara

Ka mbërritur në Tiranë për ekzaminim trupi i 35-vjeçarit Konstandinos Kacifas. Trupi i tij u nis nga morgu i Gjirokastrës pasditen e sotme.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që trupi i Konstandinos Kacifës të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara. Mësohet se ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore.

Familja ka pajtuar një avokat grek dhe një mjek nga spitali i Janinës, të cilët do të ndjekin procesin e autopsisë që do të kryhet në Tiranë.

Familjarët e Konstandinos Kacifas refuzuan ditën e djeshme varrosjen e djalit të tyre pasi pretendojnë se nuk është bërë ekspertiza e duhur për rastin.