Trupi i Emiliano Salas mbërrin në vendlindje për ceremoninë mortore

Trupi i Emiliano Sala ka arritur në Argjentinë disa orë para varrimit që do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Trupi u dërgua në Progreso, rreth 538 km në veriperëndim të kryeqytetit Buenos Aires.

Sulmuesit do t’i jepet lamtumira e fundit gjatë ditës në atdheun e tij pasi aeroplani që po udhëtonte për në Cardiff, ku ishte transferuar në janar nga Nantes, u rrëzua në Kanalin Anglez më 21 janar.

Deri më 3 shkurt, ai ishte i zhdukur pas përplasjes së aeroplanit Piper Malibu, por pas kërkimeve private, aeroplani më në fund u gjet, por vetëm me një trup brenda, atë të Sala, derisa piloti, David Ibbotson, vazhdon të jetë ende i zhdukur.

Sala po udhëtonte në nga Nantes, Francë te Cardiffi, klubi në të cilin u transferua për 15 milionë euro.

Trajneri i Cardiffit, Neil Warnock dhe shefi ekzekutiv, Ken Choo, kanë udhëtuar në Argjentinë për funeralin.