CNN ka publikuar pamje shqetësuese në të cilën shihet se si talibanët i vrasin ushtarët afgan të cilën kanë dashur të dorëzohen më 16 qershor.
Në xhirim dëgjohet dikush duke folur me zë të lartë: “Dorëzohuni, komandosë, dorëzohuni”! Më pas shihet se si disa burra të paarmatosur dalin nga ndërtesa dhe talibanët më pas shtien në ta duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh), transmeton Ballkani.info.
Talibanët më 16 korrik kanë vrarë pjesëtarët e forcave speciale afgane në qytetin Davlat Abad në krahinën Fariab, në afërsi të kufirit me Turkmenistanin.
CNN ka arritur deri tek disa incizime, duke e konfirmuar autenticitetin e tyre.
Dëshimtarët kanë thënë se ushtarët pas luftimeve të ashpra për të mbajtur nën kontroll ndërtesën kanë mbetur pa municione dhe më pas janë rrethuar nga talibanët.
Në video mund të dëgjohet se si një kalimtar i rastit në gjuhën lokale iu thotë talibanëve që mos të shtien ndaj ushtarëve. “Mos i godisni, mos gjuani në ta, ju lutem. Sikur Pashtunët t’i vrasin afganët”, dëgjohet duhet thënë kalimtari.
Pashtunët janë grup etnik iranian në Afgranistan, shkruan Ballkani.info.
Kryqi i Kuq ka konfirmuar se janë gjetur trupat e 22 ushtarëve afganë. Kjo vrasje brutale dërgon mesazh të kundërt nga pohimet e talibanëve që t’i pranojnë ushtarët që dorëzohen.
Afganistani në kaos pas largimit të trupave amerikane dhe të NATO-s
Vjeshtën e kaluar, me afrimin e procesit të largimit të trupave amerikane nga Afganistani, një vit pas nënshkrimit me talebanët të marrëveshjes së tërheqjes, shumë nga zyrtarët e lartë të sigurisë në Kabul kishin nxitur presidentin Ashraf Ghani për të zvogëluar trupat e huaja në vend, veçanërisht në zonat rurale dhe postat e largëta ushtarake.
Më pak se një vit më vonë, pas largimit të trupave amerikane dhe të atyre të NATO-s, pjesë të territorit ranë në duart e talebanëve dhe mijëra ushtarë afganë janë larguar nga vendi ose u janë dorëzuar militantëve duke u dhënë atyre edhe pajisje dhe armë luftarake.
”Në vend të ridimensionimit, pati një shembje të raporteve”, raporton gazeta britanike ”The Guardian”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë frikë se dhe vetë Kabuli mund të bjerë pas disa muajsh në dorë të talebanëve.
”Më shumë se 1 000 ushtarë afganë kanë ikur përtej kufirit, dhe shumë qindra të tjerë kanë dorëzuar armë dhe pajisje tek talebanët shpesh të regjistruara në video dhe të shpërndara në median sociale”, raporton gazeta angleze.
Në të gjithë spektrin politik, askush nuk e kishte parashikuar shkallën ose shpejtësinë e shpërbërjes së forcave të sigurisë afgane, madje edhe ata që dëshironin një tërheqje strategjike.
Kjo e ka futur vendin në kaos. /Ballkani.info/







