Një video e cila është shpërndarë këto ditë nëpër rrjete sociale, e ngarkuar në rrjetin e pamjeve YouTube, është fshirë pas kërkesës ndaj mediumit të njohur shqiptar, Top Channel, ku u publikua së pari, transmeton Ballkani.info.

Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga udhëheqësi i komunitetit për siguri Kibernetike dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj.

“Video-Lajmi “Trump i kërkon falje serbëve për Kosovën dhe bombardimet “ – FAKE është larguar nga YOUTUBE

Falënderojmë Top Chanel te cilët pas bisedës ku kemi prezantuar faktet, kanë larguar Videon “Trump i kërkon falje serbëve për Kosovën dhe bombardimet “ nga YouTube”, ka shkruar ai.

Por cila është e vërteta, Ballkani.info iu sjellë videon nga viti i largët 98-9′, ku Donald Trump kërkonte që trupat tokësore të futen në Kosovë: