Trump

Trump prezanton linjën e atleteve, tashmë janë shitur 1 mijë palë – kushtojnë 399 dollarë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lansoi linjën e tij të atleteve të markës Trump në Sneaker Con, një konventë për entuziastët e atleteve në Filadelfia.

Shfaqja e tij u prit me brohoritje të forta, pasi ai zbuloi një palë atlete të “arta” që shiten në internet për 399 dollarë, transmeton Telegrafi.

Trump u paraqit në konventë një ditë pasi një gjykatë e Nju Jorkut vendosi se ai duhet të paguajë një gjobë prej 355 milionë dollarësh, për gënjeshtra për vlerën e aseteve të tij.

Në ueb-faqen e dyqanit është bërë e ditur se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur të gjitha atletet e këtij modeli, gjithsej 1000 palë, aq sa ishin në stok në dyqanin Sneaker Con në Filadelfia.

Trump duhet të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor.