Presidenti amerikan, Donald Trump e filloi takimin e tij me kancelarin gjerman duke diskutuar luftën në Iran. Ai tha se Friedrich Merz po i “ndihmonte” ata dhe se ai ishte “në fakt shumë i sjellshëm”, transmeton Ballkani.info.

Duke folur për Iranin, ai tha: “Ata nuk kanë një marinë, është shkatërruar, nuk kanë një forcë ajrore, janë shkatërruar, nuk kanë sisteme zbulimi dhe kjo është shkatërruar.”

“Pothuajse gjithçka u shkatërrua. Po shkojmë shumë mirë, kemi një ushtri të shkëlqyer dhe po bën një punë fantastike”, tha ai.