Pas raportimeve në media se Irani ka filluar vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, Donald Trump ka folur hapur, transmeton Ballkani.info.
“Nëse Irani ka vendosur ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit, dhe nuk kemi raportime se e kanë bërë këtë, ne duam që ato të hiqen – MENJËHERË! Nëse për ndonjë arsye minat vendosen dhe nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel të paparë më parë. Nëse, nga ana tjetër, ata heqin atë që mund të jetë vendosur, ky do të jetë një hap i madh në drejtimin e duhur!” shkroi Trump në rrjetin e tij social.







