Presidenti amerikan

Trump: Nëse do të më pyesnin, do të merrja të gjithë naftën e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nëse vendimi do të varej vetëm prej tij, ai do të vazhdonte luftën për të marrë në dorë naftën e Iranit, por shtoi se publiku po e shtyn atë të përfundojë konfliktin.

Duke folur me gazetarët në një aktivitet të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump komentoi mbi propozimet për armëpushim, transmeton Ballkani.info.

“Nuk është mjaftueshëm mirë, por është një hap shumë i rëndësishëm përpara,” tha ai.

“Do të merrja naftën”

Më pas, Trump paraqiti qëndrimin e tij mbi luftën.

“Nëse do të varej nga unë, do të merrja naftën, do ta mbaja naftën, do të fitonim shumë para,” tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se qytetarët amerikanë duan që lufta të mbarojë dhe se ai dëshiron t’i “bëjë ata të kënaqur”.

Trump tha gjithashtu se dy pilotët amerikanë u shpëtuan nga Irani “mirë”.

Ai theksoi se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt” nëse autoritetet iraniane bëjnë “atë që duhet të bëjnë”.

“Kemi pasur një ndryshim të plotë të regjimit”, shtoi ai, duke vënë në dukje se njerëzit me të cilët SHBA-të po negociojnë tani janë “më të arsyeshëm”. /Ballkani.info/