Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton seriozisht mundësinë e një sulmi ushtarak amerikan ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke përfshirë objektin nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo, raportoi Axios, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, transmeton Ballkani.info.

Sipas raportit, Trump do të zhvillojë sot një takim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në dhomën e situatës (Situation Room) në Shtëpinë e Bardhë në orën 13:00 me orën lokale, ku pritet të marrë një vendim për politikën e SHBA-së ndaj luftës midis Izraelit dhe Iranit.