Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë se sulmi amerikan ndaj vendeve bërthamore të Iranit “ishte një sulm shkatërrues” i cili “i la ata në baltë”, shkruan BBC.

Ai thotë se nëse objektet e tyre nuk do të shkatërroheshin, atëherë qeveria iraniane “nuk do të ishte vendosur” dhe nuk do të kishte rënë dakord për një armëpushim.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio foli për raportin e inteligjencës që dyshohet se ka rrjedhur, duke thënë se ai ishte bazuar në një rrjedhës informacioni “që ju tregonte se çfarë thotë inteligjenca” dhe ishte pjesë e një “loje që luajnë këta njerëz”.

Rubio shton se “objekti i konvertimit” i nevojshëm për të bërë bomba bërthamore u çmontua dhe nuk mund të shihet më.

“Çdo gjë poshtë atij mali është në gjendje të keqe”, thotë ai, duke shtuar se Irani është “shumë prapa” në programin e tij bërthamor sesa ishte një javë më parë.