Trump ende nuk i ka paguar 6 qytete për tubimet e fushatës

Zyrtarët e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, të cilët merren me organizimin e tubimeve zgjedhore, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me zyrtarët e Minneapolis-it këtë javë pasi zyrtarët e një stadiumi paralajmëruan se nuk do ta lejojnë mbajtjen e tubimit, nëse nuk paguhet fatura prej 530 mijë dollarësh.

Kur zyrtarët e fushatës kërcënuan se do të paraqesin padi për këtë faturë, stadium më në fund e tërhoqi kërkesën. Megjithatë, kryetari i qytetit vazhdon të këmbëngulë se partia e presidentit i ka borxh autoriteteve lokale.

Minneapolis nuk është qyteti i vetëm që është ankuar për shpenzimet e fushatës së presidentit. Raportohet se fushata e tij ka fatura të papaguara në të paktën gjashtë qytete. Shpenzimet kanë të bëjnë me shërbimet dhe sigurinë e ofruar gjatë tubimeve.

Qendra për Integritet Publik raportoi në qershor se për tubimet zgjedhore të presidentit Trump ekzistojnë fatura të papaguara në të paktën 10 qytete me një shumë prej 840 mijë dollarësh.

Më saktësisht, qytetet që kanë raportuan borxhe për shkak të këtyre tubimeve janë El Paso me 470 mijë dollarë, Spokane me 65 mijë dollarë, Mesa me 64 mijë dollarë, Eau Claire me 47 mijë dollarë, Lebanon me 16 mijë dollarë dhe Burlington me 8 mijë dollarë, shkruan “CNN”.

loading…