Camp Nou

Tronditja që pësuan ‘Blaugranët’: Tifozi i flaktë i Barcelonës qan për largimin e Messit

Largimi i mundshëm i Lionel Messi nga radhët e klubit të Barçës ka tronditur tifozët blaugran.

Mbështetësit e skuadrës katalanse kanë filluar tw mblidhen para stadiumit tw “Camp Nou-t” , duke iu lutur “Pleshtit” të qëndrojë.

Së fundmi në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një tifozë i Barças, i cili qan përpara stadiumit të skuadrës së Barçës.

Tifozi mban në dorë një fanellë të Messit dhe i ulur në gjunjë i lutet sulmuesit argjentinas të mos largohet.

Tifozi gjithashtu kritikon edhe presidentin Bartoumeu, duke i thënë që kjo nuk duhet të mbaronte në këtë mënyrë.

“Kjo ditë nuk mund të ketë ardhur (…) Kjo nuk duhej të mbaronte kështu, Bartomeu.”

Shpërndaje