Mane dhe Keita

“Tronditet” Liverpooli, pas Van Dijk dhe Salah, i lëndohen edhe dy yje të tjerë

Ndeshjet e kombëtareve vazhdojnë të mbesin një “mallkim” për Liverpoolin.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka marrë shumë lajme të këqija këto ditë.

Pas lëndimeve të Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah, Liverpoolit i janë lënduar edhe dy lojtarë tjerë.

Bëhet fjalë për Sadio Mane dhe Naby Keita, që kanë pësuar lëndime me kombëtaret e tyre në kualifikimet për Kupën e Afrikës.

Këto mungesa do të jetë të mëdha për Liverpoolin, që në fundjavë në Premierligë luan në udhëtim te Huddersfield.