Tronditet Futbolli: Kylian Mbappe testohet për koronavirus, këto janë rezultatet e para

Lajmi i fundit vjen nga gazeta e njohur në Francë, L’Equipe, ku sipas tyre sulmuesi i Paris SG, Kylian Mbappe është testuar për koronavirus.

Sulmuesi nuk ka stërvitur që dy ditë me klubin, kjo pasi i duhet t’i nënshtrohet disa analizave laboratorike për ta vërtetuar nëse ai është apo jo i infektuar me koronavirus.

Rezultati duhet të dihet sonte në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes. Rezultatet e para sidoqoftë tregojnë se testi është negativ – por gjithçka do të konfirmohet sonte më vonë, ose nesër.

Kujtojmë se Federate Franceze e Futbollit e ka marr vendim që çdo aktivitet sportiv të shtyhet deri në një zgjidhje të përbashkët të këtij problemi global.